Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajrulla Çeku: Krijimtaria e Adem Gashit do të mbetet referencë për brezat e ardhshëm

NULL NULL
16.01.2024 15:53
Shkrimtari Adem Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me pikëllim e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe poetit të shquar, Adem Gashi.

Sipas tij, ikja e tij do të lërë mungesë në krijimtarinë letrare, por veprimtaria e tij artistike e lënë si trashëgimi do të mbetet referencë për brezat e ardhshëm, raporton Klan Kosova.

“Shkrimtarin Adem Gashi do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri modest, atdhedashës e punëtor të zellshëm, i cili vazhdimisht ka krijuar vepra të cilat edhe u shndërruan në himne këngësh që me ëndje i kemi dëgjuar dhe do t’i dëgjojmë edhe në të ardhmen. Me ndarjen e tij nga jeta, jo vetëm letërsia shqipe, por e gjithë bota letrare ka humbur një prej figurave emblematike dhe frymëzuese”, ka shkruar Çeku.

Në fund ai iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

lajme të ngjashme