Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Habitet Foda, pahiri e zbulon ‘taktikën’ e lojës

NULL NULL
09.10.2024 17:28

Kombëtarja e Kosovës sot i ka zhvilluar përgatitjet e radhës për dy ndeshjet e tetorit që do t’i luajë më 12 dhe 15 tetor në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do të ballafaqohen me Qipron dhe Lituaninë.

Futbollistët dhe stafi janë në vlugun e punës, për të siguruar rezultate sa më të mira nga dyja ndeshjet.

Por, selektori i Kosovës Franco Foda, është treguar paksa i pakujdesshëm me veprimin e tij.

Në një foto ai shihet se duke i shpjeguar stërvitjet për futbollistët, padashje e ka zbuluar ‘taktikën’ e lojës.

Gjermani u kritikua edhe më herët për një veprim të tillë, duke u aluduar se mund të ketë mundësi që lojën e Kosovës ta kuptojnë edhe kundërshtarët.
Sot, futbollistët kanë punuar më shumë në aspektin taktik./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme