Guri i madh e shtyp makinën e një burri pak çaste pasi ai doli nga ajo NULL NULL 13.01.2023 01:27 13.01.2023 01:27 Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së tha se një telefonatë e shtyu atë të dilte nga makina e tij e parkuar vetëm pak çaste para se ajo të shtypej nga një gur i madh. Mauricio Henao tha se ishte parkuar jashtë shtëpisë së tij në anë të një kodre, kur doli nga makina e tij për t’iu përgjigjur një telefonate nga e dashura e tij, e cila i kërkoi të merrte diçka nga shtëpia. “Dëgjova përplasje të forta. Vrapova dhe pashë makinën time të shtypur”, tha Henao për KTLA-TV, transmeton Klan Kosova. Guri 1.2 metra ra mbi çatinë e makinës së Henaos, duke u zhytur brenda. “Xhamat e përparme janë të gjitha të thyera dhe korniza e makinës është plotësisht e përdredhur”, shtoi ai. Mbetjet e rrëshqitjes së shkëmbit u shpërndanë në katër korsi trafiku, duke dëmtuar të paktën një makinë tjetër të parkuar.