Gruda: LVV-ja e ka hequr nga programi padinë ndaj Serbisë për gjenocid – ka qenë vetëm propagandë NULL NULL 03.06.2026 22:26 03.06.2026 22:26 Kandidati i PDK-së për deputet, Përparim Gruda, në Rubikon të Klan Kosova, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit. Sipas tij, në veri nuk janë zhbërë strukturat paralele, por janë legalizuar ato, me marrëveshje. Ndërkaq, Gruda tha se ajo që ka ndodhur në veri ka qenë një teatër absurd, sepse në fund, sipas tij, fituese ka dalë Lista Serbe. “Albin Kurti i ka braktisur të gjitha premtimet. Një nga më interesantet është se në programin aktual të LVV-së, e kishin hequr edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid. E kanë përdorur si mjet propagandistik sa u është dashur, e tash kanë hequr dorë, se me gjasë kanë shpikur mjete tjera propagande, sepse tash ka ardhur koha me iu kërku llogari me bë”, tha Gruda. Ai u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pushteti do të mund të ndryshohet. Ndiqeni deklarimin e tij: