Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hadërgjonaj: Në zgjedhje shkuam shkaku i paaftësisë së VV-së për të bërë kompromis (VIDEO)

NULL NULL
03.06.2026 22:57

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, për herën e tretë brenda pak kohësh do t’i drejtohen kutive për të zgjedhur të preferuarit e tyre që do të ulen në karrigen e deputetit në legjislaturën e 11-të.

Me këtë rast, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Fadil Hadërgjonaj, deklaroi në studio të Rubikonit në Klan Kosova se në zgjedhje po shkohet për fajin e Vetëvendosje, që sipas tij nuk të aftë për të gjetur kompromis.

“E dimë rrjedhën e proceseve dhe gjatë gjithë kohës çështja e Presidentit u konsideronte si pika e katërt, apo si faza e katërt e ndërimit të institucionet të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hadërgjonaj.

Ai theksoi se LDK-ja e pati bërë ofertën për bashkëpunim duke përfshirë në paketë edhe zgjedhjen e presidentit.

lajme të ngjashme