Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar

NULL NULL
03.06.2026 23:36

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

Aksidenti ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë segment të autostradës./abcnews.al

lajme të ngjashme