Riquelme premton Rodrin dhe superyje të tjerë te Reali nëse fiton zgjedhjet NULL NULL 03.06.2026 23:29 03.06.2026 23:29 Kandidati për president të Real Madrid, Enrique Riquelme, ka bërë premtime të mëdha për tifozët madrilenë në prag të zgjedhjeve presidenciale të 7 qershorit. Biznesmeni spanjoll deklaroi se, nëse fiton garën ndaj Florentino Perez, prioriteti i tij do të jetë transferimi i mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri, të cilin e konsideron një nga lojtarët më të mirë në botë. Riquelme ka thënë publikisht se “një lojtar si Rodri do të luajë te Real Madridi nëse unë bëhem president”. Por ambiciet e tij nuk ndalen aty. Gjatë fushatës, Riquelme ka premtuar edhe afrimin e emrave të mëdhenj të futbollit botëror, duke lënë të kuptohet se po punon për transferime galaktike. Së fundmi ai ka përmendur edhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland si një nga objektivat kryesorë të projektit të tij sportiv. Zgjedhjet presidenciale te Real Madridi kanë marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, pasi për herë të parë pas shumë vitesh Florentino Pérez përballet me një rival serioz. Riquelme po mundohet të bindë anëtarët e klubit se mund të nisë një epokë të re në “Santiago Bernabeu”, të mbushur me superyje dhe investime të mëdha në skuadër. /Klankosova.tv