Krasniqi: Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr nga LDK-ja (VIDEO) NULL NULL 03.06.2026 22:59 03.06.2026 22:59 Kandidati i LDK-së për deputet, Riza Krasniqi Kandidati i LDK-së për deputet, Riza Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar arsyen pse është bashkuar në këtë parti, duke thënë se është e vetmja që i besohet. Krasniqi u shpreh se Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai gjithashtu deklaroi se fitorja e kësaj partie do të ishtë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për fëmijët e këtij vendi. “Besoj që është e vetmja që e ka ekipin më të mirë dhe e vetmja që i besohet. Historikisht me marrë, jam i bindur që Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr prej Lidhjes Demokratike. Për Kosovën do të jetë më së miri dhe për fëmijët që të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike”, u shpreh ai./Klankosova.tv