Van Dijk kritikon gazetarët pas largimit të Slot: “E mora vesh nga lajmet” NULL NULL 03.06.2026 23:12 03.06.2026 23:12 Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si qarkullojnë lajmet në futbollin modern, duke lënë të kuptohet se informacionet publikohen me nxitim për të qenë të parët. Mbrojtësi holandez zbuloi se mësoi për largimin e trajnerit Arne Slot vetëm pasi zbriti nga avioni të shtunën pasdite. “Dola nga avioni të shtunën pasdite dhe pashë lajmin se Arne Slot nuk ishte më trajner i Liverpoolit. Nuk isha fare në dijeni të kësaj”, deklaroi Van Dijk. Ai shtoi se sot gazetarët janë të fokusuar të publikojnë lajmin të parët, pa marrë parasysh pasojat. “Jetojmë në një botë ku çdo gazetar dëshiron të jetë i pari që publikon informacionin. Ata përfitojnë nga kjo. Ky është realiteti”, u shpreh mbrojtësi i Liverpoolit. Deklarata e Van Dijk është interpretuar nga shumë tifozë si një thumbim indirekt ndaj gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, i cili njihet për publikimin e lajmeve ekskluzive para konfirmimeve zyrtare./Klankosova.tv