Gratë rrëfejnë tmerrin që përjetuan në Gjinekologji (VIDEO) NULL NULL 18.09.2025 09:58 18.09.2025 09:58 Në emisionin “Ora Shtatë”, nënat që kanë kryer lindje në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar aty. Një grua, në një bisedë telefonike tha se nuk është ndihmuar nga askush, e që sipas saj, kujdes të shtuar nuk ka pasur as foshnja e saj, transmeton Klankosova.tv. Ajo thotë se nëse lind prapë, asnjëherë nuk do e bëjë në QKUK. Nga ana tjetër, gazetarja e “Kiks Kosova”, Bleona Thaqi ka hulumtuar mbi këtë fenomen, e që ka pasur numër të madh të grave që kanë “trokitur në derën e saj” për të adresuar dhimbjet dhe tmerret që kanë përjetuar. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: