Golfi prezantoi modelin e ri MK 8.5 (VIDEO) NULL NULL 29.01.2024 16:46 29.01.2024 16:46 Volkswagen Golf Mk 8.5 Prodhuesi i njohur gjerman i veturave Volksawagen e ka prezantuar modelin e ri. VW, para disa ditësh ka lansuar MK 8.5. Tek kjo seri bie në sy ndryshimi në pjesën e përparme, në dizajnin e dritave dhe rrotave. MK 8.5 për ‘meraklitë’ e Golf-it, ky lloj i veturës ka disa motore, duke nisur nga ai me benzinë 1.5-litërsh me 113 ose 148 kuajfuqi, manual me gjashtë shpejtësi. Golfi po ashtu ofron edhe një version të motorit hibrid eTSI me motor 1.5-litërsh vjen me të njëjtën fuqi, automatik. Ndërkaq, sa i përket modelit 2.0 TSI dhe 201 kuajfuqi vjen me marshin DSG me shtatë shpejtësi. Modeli diesel 2.0-litërsh vazhdon të qëndrojë me 113 ose 148 kuajfuqi. I pari është me marsh manual, e i dyti DSG. Ata që nuk i duan motorët dizelë, kanë në dispozicion versionin eHybrid me 201 kuajfuqi.