Godet shtatë vetura në Veri, dy të lënduar NULL NULL 12.02.2020 11:33 12.02.2020 11:33 Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Kral Petra”, në Veri të Mitrovicës. I dyshuari duke drejtuar automjetin me ngjyrë hiri nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parking. Ai ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndal në vendin e ngjarjes. Për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull kosovar dhe një fëmijë femër serbe. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.