Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit – çfarë pritet të ndodhë? NULL NULL 07.07.2025 13:47 07.07.2025 13:47 Ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Foto ilustruese nga AP, e përpunuar nga Klankosova.tv Procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi i fazës së Prokurorisë. Radhën e ka mbrojtja, e cila pritet të paraqes dëshmitarët dhe provat në fund të gushtit. Avokatët kërkojnë që të dëgjohen dëshmitarë me njohuri të drejtpërdrejtë dhe të dokumentohen të dhëna që, sipas tyre, tregojnë manipulime nga Serbia, transmeton klankosova.tv. Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today”, avokati Ardian Bajraktari tha se në këtë proces gjyqësor u pa shumë pak, e madje sipas tij transparenca ka munguar dukshëm. “Muaji korrik është vendimtar për ecurinë e procesit të më pastaj. Siç dihet, sot përfundon afati brenda së cilës prokuroria do të mund të paraqes mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës. Mbi bazën e ecurisë të procesit deri më tani, me aq sa kemi arritur me pa, natyrisht që rrëzimi i akuzave në këtë fazë do të ishte një epilog real, për faktin se, pavarësisht faktit që kemi parë jashtëzakonisht pak në raport me atë që do të duhej të shihnim, për faktin që siç dihet, mungesa e transparencës ka qenë diçka që e ka karakterizuar në vazhdimësi këtë proces. Megjithatë, element esencial i gjithë asaj që është thënë, në bindjen time nuk ka arritur të argumentohet nga ana e prokurorisë me të ashtuquajturën ndërmarrje e përbashkët kriminale, e me theks të veçantë çështja e vënies përgjegjës të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur kemi parasysh faktin se këta akuzohen mbi baza si i ish-krerë të UÇK-së, e jo në kapacitete individuale”, tha Bajraktari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 4 weeks