Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gara Automobilistike Malore mbyll rrugën Brezovicë-Prevallë

NULL NULL
19.07.2026 07:54

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të jetë i mbyllur edhe sot, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”.

Sipas komunikatës për media, kufizimi i qarkullimit do të jetë në fuqi më 18 dhe 19 korrik, në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në 18:00, transmeton Klankosova.tv.

Më 18 korrik u zhvilluan stërvitjet zyrtare, ndërsa sot gara zyrtare, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

lajme të ngjashme