Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ma ra të fikët…”, Besart Halimi flet pa dorashka për fillimet e karrierës si këngëtar (VIDEO)

NULL NULL
19.07.2026 13:30
Besart Halimi

Këngëtari Besart Halimi, në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ka folur rreth jetës së tij në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ndërthurur ndërmjet dy botëve, Halimi thotë se nuk po e ka aspak të vështirë ta balancojë punën e tij si këngëtar, transmeton Klankosova.tv.

“Po më bjen dy muaj në Amerikë, një muaj në Kosovë, kjo është rutina. E bëj me qejf, sepse edhe muzika është punë, por normalisht që ku e bën me qejf është kënaqësi e dyfishtë”, u shpreh Halimi në Klan Kosova.

Besarti gjatë intervistës u kthye pas në kohë, duke kujtuar performancën e tij të parë në një talent shou në moshën 15-vjeçare.

“Kur pata prit në rend në atë kohë, 15 vjet i kom pas, bile më pat rënë të fikët se aq shumë ka pasur, dhe kur hyra tha se je shumë i vogël. U mundova me fol si të Shqipërisë ‘isha duke pritur por po më binte te fikët’. Patën nis me kesh ata…”, tha duke qeshur ai.

lajme të ngjashme