Fuqia e imagjinatës në zbulimin dhe njohjen e botës NULL NULL nga Lum Gashi 06.07.2022 17:17 nga Lum Gashi 06.07.2022 17:17 Kur mori kumtin se e kishte fituar Nobelin për fizikë, nuk i kishte shkuar mendja se si do të kishte qenë po që se do ta kishte fituar si shkrimtar. Edhe pse në të vërtetë ai e kishte nisur me dashurinë për letërsinë fiktive dhe me mëtimin që një ditë të bëhej njeri i letrave, por kishte përfunduar lumturisht si fizikan. E tash ka përfunduar i përjetësuar në historinë e fizikës. Më 2014, Barry Barish, bashkë me kolegët e tij, Kip Thorne dhe Rainer Reiss arritën më në fund që t’i hetojnë valët gravitacionale duke e vërtetuar ekzistencën e tyre diku njëqind vjet pasi Albert Ajnshtajni kishte sugjeruar se mund të ketë valë të tilla. U desh një histori spekulimesh e hulumtimesh ndërmjet – një ekip prej mijëra njerëzish të shpërndarë anembanë botës, një përsosje e teknologjisë, përfshirë këtu krijimin e observatorit tejet preciz LIGO – që më në fund këto valë gravitacionale të hetoheshin. Valët gravitacionale janë disa valëzime në pëlhurën e hapësirë-kohës të cilat në këtë rast kanë ardhur si pasojë e një përplasjeje dhe eventualisht bashkimit midis dy Vrimave të Zeza e cila kishte ndodhur 1.3 miliard vjet drite më parë. Këto valë gravitacionale janë të padukshme dhe udhëtojnë me një shpejtësi drite prej gati 300 mijë kilometrash për sekondë. Ky bashkim Vrimash të Zeza me masa 29 respektivisht 36 më të mëdha se sa masa diellore, ka lëshuar energji në vlerë tri masash diellore dhe kjo energji tash vjen në formë valësh gravitacionale. Hetimi i këtyre valëve mund të hapë shtigje të reja për zbulime rreth universit, evoluimit të tij dhe ngjarjeve kozmike. Barry Barish, fizikan teorik dhe profesor në Caltech, ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën, ku ka folur për rrugëtimin drejt zbulimit të valëve gravitacionale, dashurinë e tij për letërsinë dhe fizikën, si dhe për puqjen e të dyjave në imagjinatën dhe realitetin e tij. Ilustrim i valëve gravitacionale Ndikimi i letërsisë në qasjen tuaj në fushën e fizikës? Mendoj që është shumë e rëndësishme. Fillimisht më lini t’jua rrëfej një histori. Jam rritur shumë afër Hollivudit në Kaliforni, dhe Hollivudi është i famshëm për filma, por mendoj që për kah rëndësia për këtë bisedë që po e zhvillojmë, është më i rëndësishëm sa i përket rrëfimit të tregimeve. Rrëfimi i tregimeve ishte shumë i rëndësishëm në ambientin ku jam rritur, të qenët në Hollivud, shumë fëmijë të rritur të cilët i kam takuar, ndonjë prej tyre kameraman ose diçka tjetër ishin pjesë e kësaj kulture e që është kulturë e rrëfimit të tregimeve. Rrëfimi i tregimeve është në një mënyrë më të sofistikuar i lidhur me fiksionin andaj si fëmijë, si interes dytësor gjithmonë e kam pasur leximin. Gjithmonë kam pasur një libër pranë vetes. Lexoja letërsi të cilën unë e quaj të cilësisë së dobët sepse në atë kohë nga bibliotekat si vendi i vetëm për të gjetur kaluam në libra të xhepit, libra që shiteshin lirë, dhe librat e xhepit që i kishim në dispozicion ishin zakonisht tregime mister apo fantashkencë, shumica prej tyre ishin të cilësisë së keqe por prapë gjëja e dytë që e bëja ishte leximi i këtyre librave. Letërsinë e mirë e zbulova ndoshta në moshën 12-vjeçare apo 13-vjeçare dhe mendoja që do të bëhesha shkrimtar. Atë botë isha redaktor i gazetës shkollore dhe gjëra të tilla. Më pëlqente leximi, shkrimi dhe rrëfimi i tregimeve, dhe pasi zbulova letërsi cilësore kur isha ndoshta 13-vjeçar dhe prej asaj moshe e deri sa i pata mbushur 15-16 vjet isha me mendjen që ndoshta do t’i dedikohesha letërsisë fiksion dhe shkrimeve, që do të përfshihesha në një karrierë që përfshinte shkrimin, por kur kaluan disa vit, interesimi im në shkencë u rrit, ndërkaq interesimi im në letërsi në fakt ra. Ra në kuptimin e të bërit shkrimtar, pasi që gjithmonë lexoja por në kuptim të të shkruarit, tashmë kishte rënë. Si e provokoi letërsia imagjinatën tuaj rreth universit? Sa e rëndësishme ishte ajo në formimin tuaj në fushën e fizikës? Nëse ju pëlqen fiksioni, qoftë nëse ju pëlqen fiksioni në kuptimin e të shkruarit apo të lexuarit, atëherë që kjo të ndodh, këtë duhet t’jua lyp një pjesë e psikikës sonë të cilën do ta quaja imagjinatë. Imagjinata është një tipar i zakonshëm i të bërit shkencë të mirë dhe i të shkruarit mirë. Është një fill i përbashkët. Ajo që më pëlqen te letërsia nuk është gjuha angleze apo gjuha franceze, apo fjalitë e bukura – ato janë një gjë e mirë – por është fakti që fiksioni vjen nga mendja e dikujt që krijon dhe rrëfen diçka në një mënyrë imagjinative dhe imagjinare, dhe mendoj që njësoj mund të thuhet edhe për shkencën e mirë. Ne të gjithë mund të përparojmë dhe ta bëjmë hapin tjetër të matjes së gjërave apo mund të bëjmë diçka – nuk më pëlqen fjala kreative – do të thosha, që fjala më e mirë është – më imagjinative. Nëse shkenca që e ushtroni ka të bëjë me atë lloj vizioni dhe imagjinate, është pjesa e njëjtë e trurit që më bën të pëlqej të lexoj dhe që të tentoj të shkruaj fiksion. Dhe mendoj që kanë një tipar të përbashkët. Në kohën kur fitova çmimin Nobel, ndonëse isha gjithmonë një lexues i pasionuar, por tashmë nuk kisha aspirata personale për të shkruar. Mirëpo, i kisha ende aftësitë të mia për ta përdorur imagjinatën e që ishte gjëja e njëjtë që tani doja ta bëja në shkencë. Gjeni metafora edhe në studimet tuaja në fizikë – në univers? Ndopak po. Mendoj që është shumë supozuese nëse quajmë diçka metaforë në fizikë. Por mendoj që arsyeja që unë e kisha këtë telash me metafora ishte për shkak që isha shumë i vogël kur e pata lexuar Mobi Dikun. Është një roman shumë i mirë dhe e kam lexuar sërish. Por në moshën 15 vjeçare a aty diku me shumë gjasë nuk e dija se çfarë ishte metafora andaj ta lexoja një libër që bazohej në metafora ishte shumë e vështirë. Mirëpo metaforat janë sigurisht njëra prej mënyrave shumë të rëndësishme për ta bërë një përkthim imagjinativ të diçkaje që është ndoshta një koncept dhe të diçkaje që është shumë e njohur dhe që përdoret në mënyrë të mirë. E kjo është e vërtetë edhe në shkencë dhe mendoj që është ndoshta kyçe për mua personalisht për faktin se pse ndryshova ambicie. Mund të jenë shkencëtarë shumë të mirë por e bëjnë gjënë e njëjtë mirë e më mirë e më mirë e më mirë dhe zbulojnë diçka shumë të mirë – ndoshta edhe nuk zbulojnë por karriera ime shkencore është më shumë “bëje këtë, bëje atë, bëje këtë, bëje atë” dhe kjo është për shkak se e shoh lidhjen midis gjërave që shfaqen ndoshta të pangjashme por që kanë disa elemente kyçe; ndoshta jo shumë në kuptimin e trurit si metaforë por aktualisht në substancë, nëse ka disa ide që mund të përkthehen në diçka tjetër. Si krahasohet udhë-kërkimi juaj në univers me udhë-kërkimin tuaj në jetë? Është një pyetje shumë e vështirë. Ideja që të shkojmë përtej asaj që veçse e kemi në mendjet tona është një tipar i përbashkët dhe ai tipar i përbashkët mund të jetë diçka që ne e krijojmë imagjinativisht, rrëfimi i tregimeve si ato të Hollvudit, të shkruarit si fiksioni apo shkencërisht përtej asaj që tashmë e dimë. Lidhjet midis tyre janë vendi ku vijnë metaforat, dhe metaforat janë mënyra për t’ju bërë që të kuptoni diçka, por po ashtu lidh një gjë me një gjë tjetër. Andaj kur e keni një metaforë të një balene të madhe dhe të bardhë, ajo balenë e madhe dhe e bardhë e përfaqëson një gjë të caktuar, nukështë vetëm mekanika e një balene të bardhë apo e një njeriu të lënduar, por në faktështë metafora e rivalitetit dhe e shumë çështjeve tjera. Ju mund të flisni për rivalitetet dhe jo për balenat e bardha por të vënit në një formë imagjinatave e Ahabit dhe balenës së bardhë është një metaforë e mrekullueshme, por ishte thjesht shumë e sofistikuar për mua kur isha më i ri. Dhe kjo është po ashtu e vërtetë edhe për shkencën. Kur isha i ri nuk mund ta kuptoja shumë mirë relativitetin e përgjithshëm e që ishte teoria e Ajnshtajnit për gravitetin, por isha i intriguar nga ajo teori sepse shpjegonte disa gjëra që – shkencëtari më i mirë i të gjitha kohërave nuk ishte Ajnshtajni, ishte Njutoni. Dhe Njutoni na dha neve teorinë e gravitetit që funksionon gjithkund. Është interesante që ne mund të mendojmë në atë mënyrë. Mirëpo, pse kur kërcen lart nuk vazhdon së shkuari lart, por nuk shkon në drejtime të tjera, por bie poshtë? Pse graviteti të tërheq prapa dhe të kthen në tokë? Apo pse molla nuk shkon lart por bie poshtë? Njutoni nuk e shpjegon këtë, por këtë e bën Ajshtajni. Andaj teoria e relativitetit e Ajnshtajnit e cila është një teori shumë e vështirë të cilën e kisha shumë problem që ta kuptoja dhe isha shumë i shtyrë që ta kuptoja, sepse shpjegon gjëra që teoria e Njutonit nuk i shpjegonte. E letërsia në mënyrë të njëjtë mund t’i shpjegojë rivalitetet apo gjërat e ndryshme, përpjekjet njerëzore në një mënyrë ndryshe. Ju mund të mos e kuptoni atë rivalitet midis jush dhe vëllait tuaj apo motrës suaj apo kujtdo që është, por ndoshta duke lexuar diçka për rivalitetin që ekzistonte te Mobi Diku pasi që iu rrekëm këtij libri në veçanti, është ndoshta një mënyrë që ju ofron dije mbi rivalitetet përmes metaforave dhe në një mënyrë shumë më kreative. Prandaj shkrimi fiktiv dhe metaforat e kështu me radhë na e mundësojnë që ta përdorim imagjinatën e që për mua është në një mënyrë kyçe që ta kuptojmë më mirë botën, veten tonë e kështu me radhë. Dhe përdorimi i metaforave në fizikë na e mundëson që ta kuptojmë botën natyrale mirë. Cila është forca e pestë për ju figurativisht – vetëdija, dashuria, pushteti apo diçka tjetër? Ka më shumë se një të tillë. Dashuria është njëra prej tyre. Është një tipar i jashtëzakonshëm jo vetëm i njerëzve pasi që edhe qentë mund të ndien dashuri, mirëpo të gjithë ne e ndiejmë dhe të gjithë ne e dimë se për çfarë po flasim kur e përdorim fjalën dashuri. Është një gjë e mrekullueshme dhe pothuajse gjë e pakuantifikueshme. Jemi njerëz dhe kemi gjëra të mrekullueshme si vetëdija por çfarë është kjo gjëja që e krijon këtë lidhje midis njerëzve të cilën e quajmë dashuri – është gati një tipar i papërshkrueshëm andaj mendoj që dashuria është një gjë e mrekullueshme njerëzore dhe jo vetëm njerëzore sepse edhe qentë mund të ndiejnë dashuri, por le të themi së paku, dashurisë midis kafshëve të vetëdijshme. Si e ndikon gjetja e fakteve dhe shkaqeve të ekzistencës sonë fizike filozofinë tonë mbi jetën? Mendoj që ka shumë gjëra që realisht nuk mund t’i kuptojmë e që duhet të jenë pjesë e asaj me të cilën rropatemi si qenie njerëzore. Dashuria është njëra prej tyre e për të cilën sapo fola. Nuk më intereson se sa shumë libra fiksion lexoni, se sa shumë e përjetoni jetën me dashuri e kështu me radhë. Ta kuptojmë jetën është vërtet diçka që provojmë ta bëjmë në ndonjë mënyrë e që me shumë gjasë është e pamundur ta kuantifikojmë tërë jetën tonë. Sa i përket vetëdijes, jemi fort larg të kuptuarit të vetëdijes. Ne njerëzit duhet të mendojmë për këtë dhe tentojmë ta bëjmë por nuk e kuptojmë trurin mjaftueshëm mirë. Ta kuptojmë se pse jemi këtu fizikisht, është problemi i njëjtë. Është sikur nëse e keni një pikëpamje më të gjerë të jetës dhe ekzistencës, mendoj që ju nuk do t’i ndani problemet e fizikës me problemet njerëzore. Dhe këtë problem do ta përshkruaj me pak fjalë. Problemi është që nëse vemi te laboratorët e mëdhenj si puna e CERN-it dhe i thyejmë grimcat së bashku, e krijojmë një sasi të barabartë të materies dhe antimateries. Në universin e hershëm kur universi kishte filluar, disi u krijuan grimcat. Ky është Ajshtajni – energjia krijon materien. Energjia e Big Bengut e krijoi materien, e krijoi protonin dhe e krijoi anti-protonin, e krijoi heliumin dhe anti-heliumin por nëse kjo është e vërtetë dhe nëse ato do t’i afroheshin njëra-tjetrës atëherë ato do ta zhduknin njëra-tjetrën dhe nuk do të mbetej më fare materie. Prandaj është diçka që ne nuk e kuptojmë dhe e cila e ka mundësuar materien që të jetë mbizotëruese ndaj antimateries edhe pse të gjitha ligjet e fizikës që i dimë sot nuk e mundësojnë këtë. Prandaj, ekziston diçka përtej asaj që e kuptojmë fizikisht mirëpo të gjitha këto eksperimente të mrekullueshme në Laboratorin e Fermit, në CERN apo diku tjetër,lënë të kuptohet qëkur Big Bengu kishte ndodhur, kishte pasur një asimetri në natyrë, e cila shkon përtej asaj që ne mund ta kuptojmë për momentin. Dhe ajo gjë na e ka mundësuar që të jemi këtu dhe ne nuk do të ishim këtu nëse gjithçka do të ishte shkatërruar dhe ja që materia që u krijua përfundoi duke pasur jetë e që është vështirësi më vete, dhe pastaj diçka ndodhi diçka brenda jetës e cila quhet vetëdije – gjëra që janë realisht shumë të vështira për t’u kuptuar. Dhe këto janë probleme të mrekullueshme, dhe nëse nuk do të ishim marrë me këto probleme, do të kishim qenë vetëm si kafshët të cilat vetëm ekzistojnë, hanë dhe ngordhin e kështu me radhë. Njëri prej thesareve i të qenët qenie njerëzore është që ne mund të luftojmë me të papërballueshmen, me gjërat që nuk kemi për t’i zgjidhur. Unë nuk kam për ta zgjidhur se çfarë kishte ndodhur në universin e hershëm, ndoshta një pjesë fare të vogël mund ta zgjidh, dhe ju me shumë gjasë nuk do ta zgjidhni çështjen e vetëdijes por ndoshta imagjinatat tona mund të na ndihmojnë me gjërat si ëndrrat, të shkruarit, dhe këtu pastaj zë vend edhe fiksioni. Njëra prej kopertinave të romanit “Mobi Dik” shkruar nga Herman Melville (1851) Këto valë gravitacionale vijnë si pasojë e një përplasjeje mes Vrimave të Zeza që ka ndodhur 1.3 miliard vjet më parë. Si ju bën kjo që të mendoni për rolin e të kaluarës në të tashmen? Do të thotë që e ardhmja dhe e tashmja janë krejt të përziera bashkë. Mund të hetojmë diçka që ka ndodhur 1.5 miliard vjet më parë, dhe kjo disi i bie që jemi kthyer në kohë për ta bërë këtë. Nuk mund të shkojmë përpara në kohë, nuk mund ta kuptojmë realisht pse nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, gabimi i kohës shkon gjithmonë në një drejtim, mirëpo në të vërtetë koha është e përzier. Në atë kohë në Tokë ne vetëm sa po evoluonim nga jeta njëqelizore në atë shumëqelizore. Ajo ishte e njëjta periudhë kur këto Vrima të Zeza u përplasën dhe disi kjo është enorme. Dhe ne mund t’i shohim tek tash, mund t’ua shohim tiparet dheta shohim se sa të mëdha janë, ta shohim që këto gjëra po sillen dhe çfarë ndodh më pas me to. E gjithë kjo duket sikur po ndodh tani mirëpo ne po e vizualizojmë me instrumente dhe po e vizualizojmë teksa kjo po lëviz përpara në kohë in time ashtu si kishte ndodhur atëherë, e që është fenomenale por do të thotë që koha që është një problem gati po aq i vështirës sa vetëdija – pse koha ec përpara dhe nuk mund të shkojë prapa, blla blla blla, dhe nuk i dimë ligjet fizike të saj. Nuk e kuptojmë realisht këtë, por ne po e bëjmë këtu duke u kthyer prapa në kohë kur në planet kishte vetëm jetë njëqelizore dhe kjo jua heq trurin, dhe kjo lidhet me problemin e fillimit të bisedës, lidhet me shkrimin fiksion që është imagjinativ, epo prandaj fiksionin duhet ta lidhim me ligjet e natyrës.. Çfarë ju bindi që t’i përkushtoheni pikërisht fizikës eksperimentale? Unë në fakt pata menduar që do t’i bëja të dyja kur isha i ri. Heroi im i parë ishte Enrico Fermi. Enrico Fermi ishte fizikani i madh Italian i cili në parim e bëri punën që e krijoi fisionin, që e kuptonte fizikën bërthamore por po ashtu edhe bombën atomike, dhe ai punonte në SHBA. Ai ishte ende gjallë kur pata filluar si fizikan. Ai ishte fizikani i fundit i madh që e bënte edhe teorinë, edhe eksperimentet në të njëjtën kohë. Mendoj që pjesa më e rëndësishme e fizikës ishte një pjesë e teorisë të cilën e kishte bërë më 1933 pak para se ta bënte punën e tij eksperimentale që ia solli çmimin Nobel. Ai i bëri të dyja dhe unë mendoja që t’i bëja që të dyja. Nuk ka fizikan që prej Fermit që i ka bërë të dyja. Është thjesht shumë kërkuese për shumicën prej nesh ta kuptojmë nëse është relativitet ii përgjithshëm për të cilën fola më parë, apo nëse është fizikë kuantike, nëse këtë e bëjmë si diçka me kohë të pjesshme. Është veçse kërkuese përtej asaj që duam ta bëjmë me kohë të plotë, dhe nuk mund t’i bëjmë të dyja nëse po ashtu duam të kalojmë ca kohë duke e dashur dikë, apo për të krijuar fiksion, apo për të lexuar diçka tjetër në jetë. Thoni që shumica e gjërave të ndërlikuara në fakt janë shumë të thjeshta kur i kuptojmë – por pse shpesh rruga drejt kuptimit të tyre aq e vështirë? Nuk ka një përgjigje të vetme, por pa pasur më shumë kufizime, një gjë e thjeshtë të cilën e vrojtoni, mund të ketë shumë, shumë, shumë, shumë shpjegime të mundshme, andaj në mënyrë që ta arrini shpjegimin e duhur, ju përgjithësisht duhet ose ta ndiqni saktësisht trenin që ju dërgon aty ku është gjëja, ose t’i eliminoni mundësitë tjera. Nëse për shembull flasim se pse ne biem poshtë dhe jo lart, e dimë që biem poshtë. Njutoni e kishte një teori të mrekullueshme të fizikës por nuk na e shpjegonte se pse binim poshtë. Prandaj, na duhej diçka përtej saj dhe nevojitej shumë. Gjëja që rezultoi përtej asaj nuk ishte thjesht një tipar ndryshe që i shtohej teorisë së Njutonit, por një mënyrë ndryshe e të shikuarit të problemit. Të diturit se diçka ndodh nuk është aq e lehtë të ndiqet dhe gjurmohet nga ajo që e kuptojmë deri në atë pikë. Dhe shembulli që jua përmenda se pse nuk biem lart, e të cilën Njutoni nuk e shpjegon,kërkoi një mënyrë krejtësisht të ndryshme të të shikuarit të gravitetit e të cilën e bëri Ajnshtajni bazuar në fjalë të hirshme si kohë-hapësira, shtrembërimi e me radhë – mirëpo që është ajo që është – se shtrembërimi i hapësirë-kohës bën që ajo të bie poshtë. Si ishte ndjesia kur konfirmuat më në fund ekzistimin e këtyre valëve? Kur i pamë këta shembuj të parë në shtator të atij viti, reagimi im i parë ishte më shumë e llojit: “çfarë po bëjmë gabim? Si po e mashtrojmë veten?” Dhe pastaj: Eureka! Andaj të arriturit aty ku e ndieja se kisha të drejtë, dhe që kishim zbuluar diçka shumë të rëndësishme, kërkoi shumë punë, dhe shumë mendim, dhe shumë pyetje të llojit: si ta kontrollojmë?Si të sigurohemi? Prandaj është një proces i ngadalshëm. Disa prej kolegëve të mi patën, atë që do ta quaja moment Eureka. Mirëpo jo edhe unë. Unë mbeta me pyetjet: çfarë po bëjmë gabim e kështu me radhë. U deshën disa muaj dhe kur kalojnë disa muaj nuk e ke bash atë moment ngazëllimi ku kërceni poshtë e lart. Është më shumë ndjenjë e përgjithshme e kënaqësisë. Pse u desh kaq shumë kohë që të vërtetohej ekzistenca e tyre? Kishit momente kur edhe vetë ju filluat ta vinit në mëdyshje ekzistencën e tyre? Mendoj që kjo është një pyetje interesante. Në kuptimin e valëve gravitacionale…ky ishte fillimisht më shumë një shqetësim për të cilin njerëzit debatuan për mbi 50 vjet pas Ajnshtajnit. Problemi është i thjeshtë. Ishte në fakt Richard Feynmani ai i cili jo që zgjodhi por që e vendosi në fjalët e duhura. Nëse ka valë gravitacionale, ato janë shumë vështirë të kapshme dhe ato do të duhet të bëjnë diçka përndryshe mbeten vetëm si koncept, dhe jo si fizikë. Prandaj, ideja që, ai tha që nëse ekzistojnë valët gravitacionale, atëherë ato duhet të mund të bëjnë diçka. Të bëjnë çfarë? Ato do të duhej që të mund të transferonin energji. Ato kanë energji, atëherë duhet ta transferojnë diku. Andaj ai e bëri njëfarëlloj të eksperimentit të mendimit. Nëse e vendosni një shufër dhe vendosni unaza rreth saj dhe valët gravicationale vijnë, atëherë çfarë do të ndodhë? A do të oscilojë shufra sepse valët do të vijnë në frekuencën e njëjtë dhe kur oscilon i bën unazat që të lëvizin andej këndej në shufër dhe ajo që nënkupton është se ajo çfarë e bëri të lëvizë është fërkimi. Fërkimi është nxehtësi dhe nxehtësia është energji. Dhe ashtu konceptualisht valët gravitacionale mund ta bëjnë këtë. Ai e zgjidhi këtë 50 vjet para se ne t’i zbulonim, me një ide të thjeshtë. Ideja pastaj nëse mundeni si qenie njerëzore, t’i hetoni ato, është një pyetje e dytë dhe kjo pyetje është kohore. Është pyetja se a mund ta bëjmë sot me mundësitë tona, me imagjinatën tonë dhe me mjetet tona apo do të jetë ndokush që do ta bëjë para nesh. Njerëzit nuk mundën ta bëjnë këtë para nesh sepse nuk e kishin kombinimin e imagjinatës dhe mjeteve. Ne mezi e bëmë, por kur e bëmë… unë kurrë nuk e kam pasur gajlen se a do të mund ta arrinim këtë në qoftë se idetë ishin të sakta se satë fuqishme këto valëdo të ishin. Dhe kjo varej nëse kishte gjëra si Vrimat e Zeza, andaj unë kurrë nuk e kam pasur as edhe një dyshim për këtë gjë, unë kurrë nuk e kam pasur asnjë dyshim mbi aftësinë tonë për ta bërë një gjë të tillë eksperimentalisht, thjesht u desh shumë kohë e gjatë. Andaj nuk isha unë ai që kisha shumë ngritje dhe rënie. Kishim një objektiv, kishim një ide të mirë se sa të ndjeshëm duhej të ishim, dhe në letër mund të ishim aq të ndjeshëm, por na mori më shumë kohë se sa që menduam sepse na doli më e vështirë se sa që e menduam – kur them e vështirë e kam fjalën në aspektin teknik, dhe jo pse idetë ishin gabim. Prandaj, kurrë nuk kam pasur fort dyshim përpos asaj që natyra nuk përgjigjej aq sa për t’i bërë këto valë mjaftueshëm të forta në mënyrë që t’i zbulojmë, por do t’i binte hise dikujt më vonë që t’i zbulonte ato. Ju kaluat diku një muaj duke tentuar të kuptonit se cfarë kishit parë? Pse u desh kaq kohë që të siguroheshit se vërtet ishin valë gravitaconale ato që i kishit zbuluar? E përmenda, disa kolegë të mi patën atë që e quajta moment Eureka. Kur e pamë, dukej shembull i përsosur i valëve gravitacionale, por gati menjëherë i pata dy brenga.Më shumë se sa brenga, ishin dy shqetësime të thella. Njëri ishte fakti që ne vazhdonim duke bërë instrumente të mira për kryerjen e kësaj pune. Dhe ky instrument kishte shumë teknologji të re në të andaj nuk kishim realisht shumë përvojë me të, aq sa të ishim me vetëbesimin se i kishim bërë të gjitha kontrollet dhe ta dinim që ai aparat vetë nuk mund ta lëshonte ndonjë lemzë duke na dhënë kështu ndonjë sinjal të gabuar. Dhe në mënyrë që ta shmangni këtë, ju duhet ta testoni aparatin në mënyra të ndryshme. Doli që e bëmë këtë zbulim pak ditë pasi që filluam ta përdornim këtë aparat, andaj nuk e kishim përvojën e të diturit nëse ky aparat nuk kishte ndonjë defekt qesharak dhe kjo ishte arsyeja e parë. Kjo e kërkonte përvojën, pra një muaj i të përdorurit të këtij aparati. Mirëpo arsyeja e dytë ishte për shkak të një problemi shumë më të vështirë e të cilin mund ta keni të njohur. Vrojtimii parë ndodhi gjatë kohës sa isha duke fjetur. Kjo kishte ndodhur në ora tre të mëngjesit, ishte pesë e mëngjesit në Luiziana kur vala e parë erdhi, pra dy orë më herët se në Kaliforni dhe në Uashington State ku janë detektorët tanë. Unë isha në gjumë dhe kur u zgjova pashë disa mesazhe në postën time elektronike. Personi i parë që e kishte parë këtë ngjarje ishte në Gjermani – një postdoc në Gjermani që punonte me grupin tonë.Pyetja e menjëhershme pasi kishte ndodhur kjo ishte nëse kishte të ngjarë që ndonjë hakues i zgjuar mund të ishte futur në sistemin tonë dhe i kishte vendosur këto të dhëna për të na mashtruar dhe se diçka e tillënuk kishte ngjarë njëmend. Dhe ky është një problem shumë i vështirë sepse duhet ta bindni veten në të gjitha mënyrat imagjinative që ka dikush mundur disi ta futë këtë si mashtrim në të dhënat tona dhe në mënyrë që ta kontrollonim këtë, u desh që ne t’i merrnim të dhënat dhe t’i përcillnim së prapthi nga mënyra se si njerëzit e analizonin atë, dhe ta gjurmonim – e që është gjë që mund ta bëni – instrumentalisht prapa e prapa e prapa deri sa arritëm te vetë instrumentet, ku mund ta shihnimatë që e kishin bërë instrumentet e jo të dhënat e mesazheve e kështu me radhë që kishin shkuar te dikush në Gjermani e të cilat kishin ardhur fillimisht te instrumentet në Caltech e pastaj qenë shpërndarë në tërë botën. Andaj e dyta ishte gjurmimi i të dhënave deri te fillimi për ta parë që nuk ishte kjo ndonjë e bëmë e hakuesve. Nuk ishte asnjëherë 100 për qind e sigurt që mund tadinim secilën mënyrë se si hakuesit mund të futeshin në të dhënat tona dhe të na mashtronin. Prandaj, nëse kishte mbetur fare ndonjë dyshim më pas, ishte që ndoshta hakuesit mund të ishin më të zgjuar se ne dhe që mund të tentonin dhe të na mashtronin. Observatori LIGO në Uashington State Ç’dyer për zbulime të tjera hap ky zbulim? Si mund të ndihmojë në avancimin e fizikës, të kozmologjisë dhe ngjarjeve kozmike në veçanti? Mendoj që janë dy dobi, ato të menjëhershmet dhe ato afatgjatë. Më lini të flas njëherë për ato afatgjatë, ato që ne tash nuk mund t’i bëjmë, por tani që i kemi valët graviatacionale, ndoshta dhjetëra vite nga tash, apo qindra vite nga tash të tjerët mund t’i arrijnë. Do t’i them dy. Njëra është problemi për të cilin ju fola pakëz më parë, a mundemi që t’i gjejmë valët tradicionale – pasi që nuk absorbohen shumë, nuk bëjnë shumë – që mund të kenë ardhur nga rasti i parë i Big Bengut. Andaj, nuk mund ta bëjmë këtë me valët e dritës pasi që universi ishte shumë i dendur më herët, kështu që sa herë marrim dritë, bëhet një radiacion elektromagnetik – andaj vijnë vetëm valë që datojnë së paku 400 mijë vjet pas Big Bengut. Kështu që nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rastin e parë, ku disi kishte pasur më shumë grimca se sa antigrimca, kishte pasur më shumë materie se sa antimaterie, por nuk e dimë pse. E me valë gravitacionale mund të kthehemi deri te fillimi. Ato nuk absorbohen. A dimë se si ta bëjmë këtë tani? Jo. Por një ditë, po. E dyta është shumë interesante por e di që është përtej kohës sime dhe nuk kam për ta parë përgjigjen. Dhe e dyta është ajo për të cilën fizikanëve duhet t’u vijë turp. Ne japim fjalë të mëdha dhe themi që e kuptojmë natyrën e krejt këto, por situate jonë është e tmerrshme. Është situatë e tmerrshme, pasi që i kemi dy teori të fizikës. Dy. Duhet të jetë vetëm një teori e fizikës. E Kemi një teori të fizikës që funksionon shumë mirë për shpejtësi të lartë direksionale, për distanca të gjata, për shpejtësi të larta e kështu me radhë dhe kjo teori është teoria e relativitetit dhe e Relativitetit të Përgjithshëm, e Ajnshtajnit. Prandaj gjithçka nga astronomia dhe astrofizika shpjegohet përmes teorisë së Ajnshtajnit. Dhe pastaj e kemi një teori të dytë, të bazuar në mekanikën kuantike. Dhe ajo në thelb e shpjegon gjithçka që bëjmë – kur igodasim këto grimca së bashku në CERN apo diku tjetër dhe i masim të gjitha këto fakte kuantumi, mirëpo, këto dy teori nuk kanë fare të bëjnë me njëra-tjetrën dhe kjo do të thotë që kemi nevojë vetëm për një teori të fizikës pasi që nëse natyra është vetëm një, nëse bota fizike dhe e dukshme është një, andaj edhe neve na duhet vetëm një teori. Njerëzit kanë provuar që ta bëjnë këtë për më shumë se 50 vjet. Vetë Ajnshtajni ishte munduar që ta gjejë një teori të unifikuar në vitet e fundit të jetës së tij. Tani ekzistojnë institute të tëra që provojnë të gjejnë një teori të unifikuar të fizikës, të gravitetit kuantik e kështu me radhë. Të gjitha kanë dështuar dhe në mendjen time, për shkak që kjo është kryervetëm nga teoricienët pasi që nuk ka një të dhënë eksperimentalisht. Prandaj, ajo që po na mungon është mënyra se si ne zakonisht avancojmë në fizikë – një kombinim i matjeve dhe teorive dhe pastaj enigmat dhe matjet ndihmojnë në udhëzimin e teorisë, e pastaj teoria ndihmon në udhëzimin e matjeve, dhe kësisoj lëvizim përpara. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur në këtë rast. Andaj kemi nevojë që ta gjejmë një vend ku na duhen të dyja, mekanikën kuantike dhe relativitetine përgjithshëm në të njëjtën kohë. Dhe mund të mendoj për dy vende: njëri është Big Bengu, sërish. Në atë kohë, gjërat kanë qenë të vogla. U krijuan grimcat dhe kjo është fizikë kuantike, pastaj u krijua graviteti dhe valët gravitacionale. Dhe këto janë shumë të vështira, andaj nuk mund të kthehemi aty për një kohë. E dyta, mund të jetë më e mundur më herët. Nuk e di se sa më herët. E kam fjalën për Vrimat e Zeza. Pse vrimat e zeza? Vrimat e Zeza i kanë tiparet dhe ato madje ekzistojnë vetëm për shkak të teorisë së Ajnshtajnit. Vrima e Zezë është e Zezë pasi që absorbon gjithçka – madje edhe drita nuk mund t’i shpëtojë pasi që graviteti është aq i fortë saqë drita lakohet dhe kthehet andaj është e zezë. Prandaj duhet ta rehatojmë teorinë e relativitetit të përgjithshëm, apo teorinë e Ajnshtajnit, e po ashtu duhet t’i rehatojmë të gjitha gjërat për të cilat shqetësohemi rreth grimcave; ne konservojmë se sa shumë impuls këndor kemi, se çfarë lloj grimcash ekzistojnë, janë disa ligje të konservimit, pastaj ligjet e fizikës në distancë të shkurtër dhe ligjet e fizikës kuantike.Andaj na duhet t’i rehatojmë të dyja në të njëjtën kohë në mënyrë që t’i marrim të dhënat që na nevojiten për t’i bërë bashkë këto dy teori. Fizika është rrëmujë tani. I kemi dy teori të fizikës. Është e tmerrshme dhe nuk jemi as afër që t’i bëjmë bashkë. Njerëzit shpikin teori për të cilat unë mendoj që nuk kanë shanse. Teoria e fijeve është njëra syresh për të cilën njerëzit flasin më së shumti. Përkundër gjithë bukurisë së saj, teoria e fijeve punon në njëmbëdhjetë dimensione. Ne jetojmë në një botë me katër dimensione. Nuk është unike se si shkoni prej 11 dimensioneve në katër dimensione. Unë nuk mund t’i gjej të gjitha mënyratpër ta bërëkëtë, andaj se si shkoni në katër dimensione nuk është unike andaj nuk mund të parashikoni ndonjë gjë. Është një teori e mrekullueshme që disa njerëz e pëlqejnë shumë. Është e bukur dhe mrekullueshme në teori por nuk mund të parashikojë asgjë që mund ta masim me teste. Prandaj kemi nevojë për një teori që mundet ta përshkruajë botën tonë edhe në mekanikë kuantike, edhe në distanca të gjata dhe të shkurtra. Dhe ne kemi nevoje për disa dhëna në mënyrë që ta bëjmë një gjë të tillë dhe për këtë gjë nuk e kemi ndonjë teori. Nuk është teoria e fijeve, është diçka tjetër dhe ajo mbetet enigmë madhe për të ardhmen,mirëpo mendoj që ekzistojnë mënyra. Është ëndërr e imja që ato të bëhen bashkë. Mund të ndihmojë diçka e tillë si studimi i vrimave të zeza e të cilën vetëm sa kemi filluar ta bëjmë. Mund të kemi një imazh të tyre – them që kjo nuk është bash studim – dhe ne mund t’i hetojmë ato por ende nuk po mundemi që ta kuptojmë edhe aq mirë fizikën e Vrimave të Zeza, por do ta bëjmë një gjë të tillë, nuk është diçka që është shumë larg. Mbetet më ndonjë mister rreth valëve gravitacionale? Mund të ketë e që ne ende nuk e dimë. Ndoshta nuk është vërtet teoria e Ajnshtajnit por një variancë e teorisë së Ajnshtajnit. Ajnshtajni me shumë gjasë i ka idetë e duhura por ekzistojnë mënyra alternative se si mund t’i shkruani. Ne vetëm sapo kemi filluar të mund t’i matim dhe kjo do të na japë njohuri mbi teorinë. E dimë që jemi në telashe sepse në një mënyrë ndryshe, kemi diçka që quhet energji e errët. Kemi materie të errët që është materie e munguar dhe kjo mund të jetë me shumë gjasë një e dhënë për shumë gjëra që mund të zbulojmë mirëpo edhe më misterioze është ajo që e quajmë energji e errët. Universi vepron sikur ka presion negativ, në vend se krejt materia të ketë tërheqje pozitive. Është sikur gravitet negativ. Dhe kjo ende nuk është kuptuar. Kemi disa fenomene te vrojtuara e që është çmenduri. Energjia e errët është me shumë gjasë më misteriozja. Na as që ia kemi idenë. Sa ndihmon përparimi i teknologjisë dhe i shkencave të tjera në avancimin e fizikës? Shumë. Shumë. Mendoj që kur isha i ri dhe bënim eksperimente fizike, ishim ne që duhej të ndërtonim pothuajse gjithçka që kemi ndërtuar atëherë. Nuk kishte teknologji. Tani jemi në një botë ku elektronika e avancuar, kompjuterika, mësimi i makinave, të gjitha këto gjëra nuk bëhen brenda fizikës por jashtë – dhe tëgjitha këto janë mjete të mrekullueshme,mund të aplikohen për t’i studiuar problemet e fizikës qënuk ikemizgjidhur ende. Ka shumë probleme që nuk i kemi zgjidhur eqë duhet mësuar. Për një të ri që ndjek fushën e fizikës tani, është shumë më mirë se në kohën kur unë u pata futur në fizikë sepse ka një pasuri problemesh por po ashtu ka një begati mjetesh që nuk janë aplikuar ndaj këtyre problemeve të cilat vendosni që të provoni t’i zgjidhni. Kur pata filluar unë, kishte një pasuri problemesh por nuk kishte mjete. Andaj ju duhej të merreshit me një problem për të cilin mund të shënonit progres në zgjidhjen e tij duke arritur ta ndërtoni një mjet adekuat për trajtimin e tij. Ndërkaq tani është shumë më mirë. Gjithashtu, komunikimi është shumë më i mirë prandaj mendjet e botës mund tëbashkohen shumë më lehtë për aq kohë sa e lëmë politikën jashtë. Fizika nuk ka kufij, është politika ajo që ka kufij. Prandaj e flasim gjuhën e njëjtë, qoftë nëse jemi në Spanjë, në Rusi, në ShBA, në Kosovë apo kudo. Pyes si shkencëtar, si fizikan dhe mendoj që fakti që e gjithë bota në shkencë – nëse nuk na e ndalon politika, punojmë së bashku, problemet shkencore atëherë janë një avantazh i mirë krahasuar me kohën e Luftës së Ftohtë kur unë isha një shkencëtari ri. Mendoj që ështënjë kohë e mrekullueshme për të qenënjë shkencëtar i ri tani dhe mendoj që kjo do të dëshmohet me shumë progres. Zbulimi i Grimcës së Higgsit 10 vjet më parë në CERN u bë shumë i madh nga komuniteti i fizikës. Dhe mua vazhdojnë të më intervistojnë, jo ju, por të tjerët, që më pyesin nëse jemi të dëshpëruar që nuk kemi zbuluar ende asgjë që nga Grimca e Higgsit. Dhe kjo nuk është mënyra se si funksionon fizika. Nuk ju ngjan aq shpesh që dikush të bëjë diçka që zë faqet e para të gazetave. Progresi nuk vjen veç prej një zbulimi të tillë. Po, ka mundur të jetë ndonjë zbulim spektakolar në CERN që nga ajo kohë por kjo… Ne kemi zbuluar tri gjëra fenomenale në fizikë këtë shekull. Njëra është që i kemi këto grimca misterioze të quajtura neutrino dhe ato konvertohen në një formë në tjetrën dhe ato nuk e leverdisin asnjë teori të fizikës që e kemi pasur ndonjëherë. Quhen oscilim i neutrinove. Pastaj e kemi zbulimin e dytë që është Grimca e Higgsit që pas më shumë se 100 vjetësh e shpjegon se pse E-ja është e barabartë me MC në katror. E kemi ekuacionin e Ajnshtajnit – energjia që ka lidhje me masën por ne kurrë nuk e dinim se si energjia konvertohej në masë, se si krijohet masa nga energjia dhe në thelb ky është zbulimi i Grimcës së Higgsit. Dhe më pas kemi prapë një radiacion të ri – radiacionin gravitacional që është krejtësisht ndryshe. Këto janë tri zbulime në 20 vjetët e fundit e të cilat janë të madhështisë enorme, plus edhe të tjerat sigurisht. Prandaj të thuhet që nuk po bëjmë progres, është çmenduri. Progresi është më i madh se sa që ka qenë ndonjëherë. Thjesht është puna që jemi të padurueshëm. Duam zbulime për çdo ditë dhe për çdo javë. Nuk do të mund ta bëja atë që e kam bërë nëse do të kisha dashur plotësim të menjëhershëm të kënaqësisë. Nuk mundesh realisht të bësh shkencë të nivelit më të lartë të problemeve dheta kesh personalitetin që i pëlqen ose që ka nevojë për plotësim të menjëhershëm të kënaqësisë. Nuk kam nevojë për atë gjë. Për mua, ka shumë gjëra për të cilat preokupohem për të menduar dhe punuar. Dhe nëse më pyesni se çfarë tipari personaliteti ma ka mundësuar që ta bëj këtë gjë në afat të gjatë. Nuk ishte të lexuarit fiksion, ishte pikërisht mos-kërkimi i kënaqësisësë menjëhershme. Jam i kënaqur nëse e zgjidh këtë problem sot, këtë problem nesër e kështu me radhë e me një cak që është aty por nëse keni nevojë për kënaqësi të menjëhershme atëherë mund të zgjidhni vetëm probleme të vogla shkencore, mirëpo jo edhe ato të mëdhatë. Fituesit e Nobelit për Fizikë më 2017 (Nga e majta: Kip Thorne, Barry Barish dhe Rainer Weiss)