Fitojnë Lakersat, LeBron Jamesi kalon shifrën e 39 mijë pikëve NULL NULL 22.11.2023 10:57 22.11.2023 10:57 Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore të thellë ndaj Utah Jazz, 131:99 në NBA. Anthony Davis udhëhoqi skuadrën me një dyshifror të dyfishtë, prej 26 pikësh e 16 kërcimesh. Në anën tjetër, O.F. Yurteseven pati më së shumti te Jazz, 18 sosh. Katër herë MVP-ja LeBron James pati 17 pikë ku edhe e kaloi shifrën prej 39 mijë pikësh të shënuara në NBA, duke u ditur tashmë që është koshashënuesi më i mirë në historinë e kësaj lige.