Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmi “Home” më i miri në BAFTA mbërrin premierë në Tiranë

NULL NULL
07.05.2017 09:51

Filmi “Home”, që është realizuar mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe ka marrë çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017 sot ka premierën në Tiranë.

Një nga projeksionet filmike, i cili pati shumë jehonë dhe për aktorët shqiptarë që janë pjesëmarrës në të dhe ngjarjen që tregohet ky film vijon të ketë kureshtjen e publikut, transmeton Klan Kosova

Regjisori Daniel Mulloy rolet në film ia ka besuar aktorëve të njohur.

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi është në film, për të vijuar dhe me emra të tjerë aktorë shqiptarë si Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina.

Pjesë e kastit të aktorëve janë dhe aktorë të huaj si Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andres des Rochers.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. Nominimi për “BAFTA” i filmit që fatin e refugjatëve e shtjellon në një pikëpamje universale, u bë suksesi i tretë më i madh i kinematografisë kosovare. Lajmi për nominim e tij erdhi më pak se dy muaj pasi ky film u nominua edhe për “European Film Award” dhe pas një viti qysh kur filmi “Shok” u nominua për “Oscar”.

Në film pjesëmarrja e aktores së njohur shqiptare Arta Dobroshi nuk ka kaluar pa vëmendje.

“Unë kam jetuar edhe jetën e një refugjati, edhe jetën e një njeriu në liri. Prandaj desha ta realizoj këtë film, me të dy anët” është shprehur më herët Dobroshi për filmin që shfaqet në Tiranë në kuadër të Bienales “Mediterranea 18”.

Gjithçka do të ndryshonte kur nisi lufta në Kosovë. Aktorja Arta Dobroshi, një gjeneratë që nuk do të mendonte kurrë se do të kishte luftë e për më tepër gjatë kësaj periudhe supozohej ta shijonte në liri fëmijërinë dhe rritjen e saj, me shokë e shoqe e gjeti veten mes plumbave dhe situatës katastrofale. “Disa herë u desh të linim shtëpitë tona. Jeta ishte normale dhe papritmas ndryshoi. Shpesh mendoja, nëse njerëzit që jetojnë në liri do ta dinin se në çfarë po kalonim ne në Kosovë, me siguri do të na ndihmonin”, janë këto disa prej fjalëve të aktores kosovare disa kohë më parë për prestigjiozen “The Guardian”. “Home”, një film i metrazhit të shkurtër që përcjell jetën e një familjeje me dy fëmijë që duhet të largohen nga shtëpia e tyre, aktores i sjell në vëmendje Prishtinën gjatë kohës së luftës në Kosovë. “Askush nuk dëshiron ta lërë shtëpinë e vet. Ne kemi qëndruar në Prishtinë për shumë kohë, deri në vitin 1997, kur nisën masakrime e persekutime dhe kur prindërit e mi menduan se ishim të rrezikuar, u desh të largoheshim. Ikëm në Maqedoni dhe jetuam në kamp”, është shprehur mes të tjerave aktorja Arta Dobroshi.

lajme të ngjashme