Fillon prodhimi i katër filmave të “Avatar” NULL NULL 27.09.2017 15:27 27.09.2017 15:27 Produksioni për katër filmat e Avatar-it ka filluar në Manhattan Beach më herët gjatë kësaj jave. Në prill, ishin konfirmuar që katër vazhdimet filmike të Avatar-it do të realizoheshin në vitet 2020 deri më 2025. Të gjithë këta filma kanë një buxhet prej 1 miliard dollarësh, dhe më saktësisht xhirimet kanë filluar të hënën në Manhattan Beach, pohon Deadline, transmeton Klan Kosova. Regjisori, James Cameron, nuk është fare i shqetësuar për distancën mes filmave, duke e krahasuar me distancën mes filmave Terminator 2 dhe Aliens. “Ishte një dallim shtatëvjeçar mes The Terminator dhe Terminator 2: Judgement Day, dhe dallim shtatëvjeçar mes Alien dhe Aliens”, tha Cameron për CNN.