Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali i astronomëve vie më 25 gusht

NULL NULL
24.08.2015 09:38

Festivali i astronomëve, ‘’AstroFest’’ do të bëjë hapjen e edicionit të parë, të këtij organizimi, i cili do të mbahet më 25 gusht.

‘’AstroFest’’ një ngjarje kulturore që sjell së bashku komunitetin e astronomëve amatorë dhe profesional, e që qëllimi i gjithë kësaj është promovimi i astronomisë, shkencës në tërësi, e për të zgjuar gjithashtu kureshtjen e të rinjëve për t’u marrë me shkencë.

Ky festival i cili bashkon astronomët, në sajë të këtij organizimi zhvillon të menduarit kritik për  mjedisin që na rrethon, transmeton Klan Kosova.

Astronomët kosovarë, do të kenë mundësi që për herë të parë të përjetojnë një festival të këtillë, i cili organizohet në vendet e Evropës Juglindore.

Organizimi i ‘’AstroFest’’ do të mbahet nga ora 18:00 në hapësirën e Sheshit të Lidhjes (Arasta) në Prizren.

lajme të ngjashme