Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Feronikeli – Arbëria, ndeshja hapëse e xhiros së 31-të

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 27.04.2021 11:53

Java e 31-të në Superligën e Kosovës në Futboll vazhdon në mesjavë me një ndeshje shumë interesante.

Ballafaqimi i parë i xhiros së 31-të do të luhet në Drenas, ku nikoqirët e Feronikelit presin modestët e Arbërsië ku tri pikët janë objektivi kryesor për dy skuadrat në luftën për mbijetesë, transmeton KlanKosova.tv.

Takimi fillon këtë të martë nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.

15:00                     FERONIKELI – ARBËRIA                                  ART SPORT 1

Kur kanë mbetur gjashtë xhiro para përfundimit të sezonit në Superligën e Kosovës në Futboll, përveç Besës së Pejës që e din fatin e saj, asgjë nuk është e qartë për nëntë skuadrat tjera. Feronikeli që nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, do t’i bëjë konak Arbërisë që u kthyen te fitorja pas plotë dy muajsh duke mposhtur Besën në xhiron e kaluar.

Dy skuadrat i ndajnë vetëm pesë pikë nga njëra tjetra dhe tri pikë nga njëra apo tjetra skuadër do t’i motivonte edhe më shumë për të vazhduar luftën e mbijetesës. Feronikeli në këtë ndeshje vjen pas barazimit 1-1 në derbin regjional përballë Drenicës teksa Arbëria fituan me përmbysje 2-1 ndaj Besës së Pejës.

Arbëria qëndron në vendin e 9 me 30 pikë të grumbulluara ndërsa Feronikeli është në pozitën e gjashtë me 35 pikë të fituara këtë sezon.

Këto dy skuadra janë takuar katër herë këtë sezon, tre herë në Superligë dhe njëherë në Kupën e Kosovës. Në këto përballje, Feronikeli ka fituar në tre raste kurse një ndeshje ka përfunduar pa gola, 0:0.

Në takimet mes vete këtë sezon, Gjilani e ka mposhtur në dy ndeshjet e para, teksa Llapi fitoi herën e fundit në Podujevë me rezultat 3:1.

 

 

lajme të ngjashme