Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fanol Shala, rekord botërorë në gjashtë prekje të njëpasnjëshme në një pikë (VIDEO)

NULL NULL
02.05.2024 16:05
Fanol Shala, rekord botërorë në gjashtë prekje të njëpasnjëshme në një pikë - Ora 7
Fanol Shala, rekord botërorë në gjashtë prekje të njëpasnjëshme në një pikë; Foto: Klan Kosova;

Paragllajdisti Fanol Shala, nga Klubi aerounatik “Shqiponjat e Kastriotit”, ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Fanoli u rendit i dyti nga 82 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kishte punuar shumë që të arrinte këtë rezultat jo të zakonshëm.

“Kemi punuar shumë për këtë, dëshira është shumë ë madhe për të pasë gjithmonë suksese, duhet punë shumë e madhe për të arritur një gjë të tillë, duhet prezicion shumë për të qenë i saktë dhe për të qenë në atë pikë deri ku kemi arritur”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme