Eksperti i komunikacionit tregon kushtet se kur mund të organizohet një garë automobilistike (VIDEO) NULL NULL 20.12.2023 19:02 20.12.2023 19:02 Ka shumë shumë raste kur organizohen gara automobilistike në rrugët e Kosovës. Përpos që ato janë ilegale, ato kanë përfunduar edhe me pasoja. Njëri nga rastet është ai i të shtunës së 16 dhjetorit, kur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, vdiqën tre të rinj nga Gjakova, e tre persona të tjerë u lënduan. Kjo si pasojë e garave ilegale, njëri nga shoferët humbi kontrollin mbi veturën e tij dhe i goditi disa nga pjesëmarrësit që po e shikonin garën anash autostradës. Ngjarja tragjike shkaktoi shumë reagime. Madje, ka pasur edhe raste kur edhe policia është akuzuar për neglizhencë të garave ilegale. Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka treguar në Info Magazine kushtet se kur mund të mbahet një garë automobilistike. “Automjetet e udhëtarëve nuk e kanë komoditetin për ta, nuk e kanë sigurinë për ta bërë një garë të tillë. Pastaj duhet të bëhet një poligon i mbyllur, pastaj shikuesit duhet të ndahen prej garuesve”, tha Ahmeti në Klan Kosova.