E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen NULL NULL 16.07.2025 15:56 16.07.2025 15:56 Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur në Spitalin e Fëmijëve Jeanne-de-Flandre në Lille të Francës, ku një djalë gjashtë vjeç, i cili thuhet se ka hedhur një foshnje të parakohshme në dysheme, ka shkaktuar vdekjen e saj. Si pasojë foshnja, e quajtur Zayneb-Cassandra, humbi jetën të premten, pas një dëmtimi të rëndë të trurit, transmeton klankosova.tv. Djali, i përshkruar si një “prani shqetësuese”, ishte parë duke u endur nëpër korridoret e spitalit pa mbikëqyrje dhe ishte gjetur vetëm me foshnjën që nuk lëvizte në njësinë neonatale. Hetuesit raportuan se ai “e trajtoi foshnjën si një kukull”. Zayneb-Cassandra ishte fëmija i parë i një nëne 23-vjeçare, e cila e kishte lindur atë në javën e shtatë e gjysmë të shtatzënisë. Nëna dhe gjyshja e foshnjës sipas the sun, janë thellësisht të tronditura nga humbja e kësaj jete të pafajshme. Gjyshja e foshnjës tregoi për gazetën “Voix du Nord”: “Djali vinte çdo mëngjes në orën 7 dhe kalonte gjithë ditën duke vrapuar nëpër korridore. Të gjitha nënat ankoheshin, madje një infermiere e kishte paralajmëruar nënën e tij se kishte një problem”.