Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E la Maqedoninë për Kosovën: Shaqir Bislimi me paraqitje të mirë në Evropianin e mundjes

NULL NULL
25.04.2026 23:35

Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar me paraqitje të mirë për Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin nga Shqipëria, ndërsa në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer, transmeton Klankosova.tv.

21-vjeçari me prejardhje nga Shkupi kishte garuar më parë për Maqedoninë e Veriut, por tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare.

“Debutimi i tij i suksesshëm tregon potencialin e madh të Bislimit në sportin e mundjes dhe shpresën për performanca të mëtejshme të spikatura në skenën evropiane”, tha Komiteti Olimpik i Kosovës.

lajme të ngjashme