Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamilton triumfon për herë të parë me Ferrarin, ngushton diferencën në renditjen e pilotëve

NULL NULL
14.06.2026 17:39

Lewis Hamilton ka shënuar fitoren e tij të parë në një garë të Formula 1 me Ferrarin, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Barcelonës pas një paraqitjeje të shkëlqyer.

Shtatë herë kampioni i botës la pas George Russellin dhe Lando Norrisin, duke i dhuruar Ferrarit suksesin e parë në një garë të madhe që nga viti 2024.

Fitorja e Hamiltonit erdhi falë një strategjie të suksesshme të Ferrarit dhe një menaxhimi të shkëlqyer të gomave, ndërsa rivali për titull, Kimi Antonelli, u detyrua të tërhiqej vetëm pak xhiro para fundit për shkak të një problemi teknik.

Pas kësaj gare, renditja e përgjithshme e pilotëve kryesohet ende nga Kimi Antonelli me 156 pikë, ndërsa Lewis Hamilton është ngjitur në vendin e dytë me 115 pikë. George Russell mban pozitën e tretë me 106 pikë, ndërsa Charles Leclerc renditet i katërti me 75 pikë./Klankosova.tv

lajme të ngjashme