Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë NULL NULL 16.04.2026 08:36 16.04.2026 08:36 Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dy persona janë plagosur me armë zjarri. Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Klankosova.tv, të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor. “Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprime hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Pllana.