Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy ndeshje shumë interesante nga Bundesliga transmetohen sot në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 16.05.2021 12:07

Në Gjermani këtë vikend po luhet xhiroja e 33-të që njëkohësisht është e parafundit për këtë kampionat.

Të shtunën patëm mundësi të ndjekim tre duele në kanalet Art Sport 1, 2 dhe 3 teksa këtë të diel do ta kemi shansin t’i përcjellim edhe dy të tjera.

18:00                           MAINZ – DORTMUND                      ART SPORT 2

Dortmundi për të qenë të sigurt në kualifikimin e tyre për Champions udhëtojnë për të kërkuar pikët e radhës kundër skuadrës së Mainzit në stadiumin e këtyre të fundit, “Opel Arena”.

Kjo ndeshje luhet të dielën, me fillim nga ora 18:00, dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2.

Dortmundi është skuadra më në formë e komplet elitës gjermane në këto javët e fundit, ku ka arritur pesë fitore rresht dhe tashmë me 58 pikë në 32 duele mban pozitën e katërt.

Nga ana tjetër, Mainzi pas një starti të dobët të sezonit u stabilizua ndjeshëm me ardhjen e Bo Svensson në krye të stolit dhe tani janë të 13-tët me 36 pikë dhe e kanë të sigurt edhe matematikisht faktin që do të jenë pjesë e Bundesligas edhe për edicionin e ardhshëm.

Dortmundi do t’i ketë gjashtë mungesa për këtë përballje, kurse rivalët e tyre do të jenë të plotë dhe të gjithë të gatshëm për ta mbyllur këtë sezon të suksesshëm.

Mainz, 11-shja e mundshme startuese:

Zentner – Niakhate, Bell, St.Juste – da Costa, Barreiro, Kohr, Mwene – Quaison, Burkardt, Onisiwo.

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:

Burki – Piszczek, Akanji, Hummels, Guerreiro – Bellingham, Dahoud, Reus – Sancho, Reyna, Haaland.

20:30                         LEIPZIG – WOLFSBURG                           ART SPORT 2

Në të njëjtin kanal, pak minuta pas përfundimit të Mainz – Dortmund, do të keni mundësi të ndiqni edhe përballjen tjetër në mes të Leipzig dhe Wolfsburg e cila po ashtu pritet të jetë shumë interesante.

Kjo përballje fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet pra në Art Sport 2.

Wolfsburgu do të jetë skuadra që do të ketë nevojë për të paktën një pikë në këto dy xhirot e fundit që të sigurojë se do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas pesë vjetëve, kjo pasi ata kanë 60 pikë në 32 ndeshje e pas tyre janë Dortmund dhe Frankfurt me dy dhe tre pikë më pak.

Leipzig nga ana tjetër e ka të sigurt vendin e dytë me 64 pikë të grumbulluara.

Angelino do të vazhdojë t’i mungojë Leipzigut, teksa pos tij të lënduar janë edhe Szoboszlai dhe Samardzic, teksa në anën tjetër Wolfsburg nuk mund të llogarisë në Bialek dhe Steffen.

Leipzig, 11-shja e mundshme startuese:

Gulasci – Upamecano, Orban, Kolstermann – Mukiele, Sabitzer, Kampl, Haidara – Nkunku, Olmo, Poulsen

Wolfsburg, 11-shja e mundshme startuese:

Casteels – Mbabu, Lacroix, Brooks, Otavio – Schalger, Arnold, Gerhardt – Baku, Brekalo, Weghorst.

lajme të ngjashme