Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy ndeshje nga playoff-i NBA, hapin dhe mbyllin ditën e dielë në transmetimet e Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 22.05.2021 18:58

Dy ndeshje fantastike nga playoff-i NBA hapin dhe mbyllin ditën e dielë të transmetimeve në platformën Artmotion.

Me spektakël nga NBA nis dhe poashtu edhe mbyllet kjo e dielë super sportive në platformën numër një në vend, Artmotion.

Do jenë dy sfida nga playoffi ato që do e zbardhin ditën e pastaj edhe do e vendosin petkun e natës në kanalet e Art Sport.

04:30 PORTLAND – DENVER ART SPORT 1

Një përballje mes skuadrave të barabarta cilësohet ajo mes Portlandit dhe Denverit, ani pse sezoni i tyre ishte mjaftë i ndryshëm dhe pozitat në renditje poashtu.

Kjo ndeshje luhet mëngjesin e së dieles me fillim nga ora 04:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Denveri pati një sezon të rregullt më të mirë dhe e mbylli si e treta e perëndimit me 47 fitore dhe 25 disfata. Nga ana tjetër Portlandi pati vështirësi të mëdha gjatë 72 dueleve, por në fund me rekord prej 42 fitore dhe 30 humbje siguroi pozitën e gjashtë dhe kalimin direkt në playoff.

Portlandi do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, pasi nuk kanë asnjë lëndim dhe asnjë shqetësim në lidhje me lëndimet kurse për Denverin janë të sigurta mungesat e Will Barton dhe Jamaal Murray.

Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Lillard, McCollum, Powell, Covington, Nurkiç

Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Campazzo, Morris, Porter Jr, Gordon, Jokiç

22:30 LA LAKERS – PHOENIX ART SPORT 1

Në të njejtin kanal, por këtë herë për ta mbyllur natën e transmetimeve do të përkujdeset dueli në mes LA Lakers dhe Phoenix Suns që do luhet në palestrën e këtyre të fundit të njohur me emrin “Phoenix Suns Arena”.

Kjo ndeshje luhet të dielen me fillim nga ora 22:30 dhe transmetohet në Art Sport 1.

Phoenix Suns ishin befasia e sezonit të rregullt pasi që përfunduan të dytët në perëndim me 51 fitore dhe 21 disfata rekord ky që nuk arrihej që më shumë se një dekadë nga kjo skuadër. Nga ana tjetër, Lakers vuajtën shumë mungesa dhe probleme me lëndimet dhe pandeminë andaj në fund krejt u deshtë të pajtohen me pozitën e shtatë që i dërgoi në play-in.

Ata në Play-In mposhtën 103:100 pas një përballje shumë të luftuar kundërshtarët e Golden State Warriors duke marrë bileten e shtatë playoff nga perëndimi.

Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Schroder, Caldwell-Pope, James, Davis, Drummond

Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:
Paul, Booker, Bridges, Crowder, Kaminsky

lajme të ngjashme