Durant pjesë edhe e një superekipi, Beali transferohet te Sunsat NULL NULL 19.06.2023 14:59 19.06.2023 14:59 Superylli i Washington Wizards, Bradley Beal, është transferuar te Phoenix Suns. Është gazetari Shams Charania ai që e ka bërë të ditur lajmin se mes dy klubeve ka ndodhur një shkëmbim ku Wizards do të marrin në radhët e tyre Chris Paulin, Landrey Shametin dhe një sërë zgjedhjesh në drafte. Vlen të përmendet që destinacioni është zgjedhur nga vetë lojtari i cili e kishte të paraparë në kontratën e tij që të zgjedhje vetë klubin se ku do të shkonte. Kështu, ai do të bëhet bashkë me Devin Bookerin dhe Kevin Durantin, ku ky është superekipi i tretë për Durantin, i cili më parë kishte krijuar të tillë ekipe me Golden State Warriorsat.