Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita shënon sërish, kësaj radhe goli është i rregullt

NULL NULL
25.11.2024 14:32

Llapi kaloi në epërsi ndaj Dritës në minutën e 22-të.

Realizimi i Blendi Baftiut ishte i vetmi në pjesën e parë, pasi skuadrat nuk e gjetën më rrjeten kundërshtare.

Por vendasit nuk u dorëzuan, andaj në fraksionin e dytë u rikthyen në lojë, duke barazuar rezultatin.

Megjithtë me ndërhyrjen e sistemit VAR, ky gol u anulua, pasi paraprakisht sulmuesi Manaj kishte shkaktuar ndërhyrje të pa lejuar në Blakqorin e Llapit.

Por vetëm pak minuta më pas, sërish Drita barazon me anë të Albert Dabiqajt.

Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani, njofton Klankosova.tv.

“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.

Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, raporton Klankosova.tv.

Për t’u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm.

Drita – Llapi po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, Art Motion.

 

lajme të ngjashme