Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dreshaj (AAK): Brenda tre muajve e vaksinojmë krejt popullatën sapo të sigurohet vaksina

NULL NULL
04.02.2021 22:47

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova është dashur t’i bashkojë forcat për të siguruar vaksinën kundër COVID-19 për qytetarët.

Ai ka kritikuar Qeverinë Hoti se pse nuk ka shfrytëzuar lidhjet diplomatike për të bërë këtë, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që lobimi ndërkombëtar ka qenë i mangët dhe këtë e them hapur. Është dashur të shfrytëzohen të gjitha fytyrat kredibile në vend dhe jashtë vendit për të gjetur miq dhe rrugë që të sigurohet vaksina”.

“Unë dua të arrij barrierën e imunitetit kolektiv në terren, pra mbi 60 për qind të popullatës së mbrojtur”.

“Nëse e kemi vaksinën, bazuar në kapacitetet aktuale shëndetësore që i kemi lidhur me implementimin dhe dhënien e vaksinës, mendoj që brenda tre muajve kompletohet krejt popullata”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.