Dolly Parton flet për thashethemet rreth shëndetit të saj: Nuk kam vdekur ende NULL NULL 09.10.2025 09:47 09.10.2025 09:47 Dolly Parton Legjenda e muzikës ‘country’, Dolly Parton, ka postuar një video për të siguruar fansat se “nuk ka vdekur ende”, pasi motra e saj ngriti thashetheme për shëndetin e saj. Motra e Dolly Parton, Freida, ngriti frikë këtë javë kur postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke u kërkuar fansave të këngëtares ta mbajnë Dollyn në lutjet e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Mbrëmë, qëndrova zgjuar gjithë natën duke u lutur për motrën time, Dollyn. Shumë prej jush e dinë se ajo nuk është ndjerë më mirë kohët e fundit. Unë besoj vërtet në fuqinë e lutjes dhe jam nxitur t’i kërkoj të gjithë botës që e do atë të jenë luftëtare lutjeje dhe të luten me mua”, ka shkruar ajo. Këngëtarja e hiteve “9 to 5” dhe “Jolene” duhej të performonte gjashtë shfaqje në The Colosseum në Caesars Palace në dhjetor, por i shtyu koncertet deri në dhjetor 2026. Në një postim të përditësuar dje, Freida sqaroi deklaratën e saj origjinale, duke thënë se “nuk kishte ndërmend të trembte askënd ose ta bënte të dukej kaq serioze kur kërkonte lutje për Dollyn”.