Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doku sonte në Prizren

NULL NULL
08.08.2015 10:01
Festivali ndërkombëtarë i filmit DokuFest, do të hapet sonte në ora 19:00 në Prizren.

“Those Who Feel the Fire Burning” nga Morgan Knibbe është filmi që do të hapë edicionin e 14-të DokuFest. Shfaqja e filmit do të bëhet në kinemanë e hapur të Lumbardhit.

Filmi është një udhëtim i thellë personal i atyre që gjithmonë do të kenë flakën brenda tyre.

Në errësirën e natës një anije e mbushur me shpresë goditet nga një stuhi e fuqishme.

Brenda, një vajzë ankohet duke thënë se ajo nuk dëshiron të shkojë në Evropë.

Papritur, një burrë i vjetër bie nga barka dhe e gjen veten në mesin e valëve të pafund e të egra.

Një qytet i madh shihet nga lart përderisa një rrufe me ngjyrë e godet atë. Nga kjo pikë e tutje, njeriu i mbytur sheh realitetin nga një dimension tjetër.

“Those Who Feel the Fire Burning” tregon luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Diku pa kujtime. Diku pa zakone. Por ende me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.

Tani jemi mysafirë në një vend të largët, gati 40 vjet.

Pa lisa, pa erëra të ftohta,

Pa miq të mirë.

Vetëm ditë të pafundme të shpenzuara duke dërguar SMS…”, Nabeel Philip Mohan, No Return Address: Koleksion i poezive

Dokunight-1

Mbrëmja do të vazhdoj për ju

Mbrëmja nuk do të përfundoj me filmin e shfaqur. Për të gjithë adhuruesit e muzikës, neja do të vazhdoj në Prizrenin e hapur për të gjithë.

Performues na natën e parë të DokuNight do të jenë:Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien No. 155

Ah! Kosmos

Ejani të shihni se si tingujt përplasen në mure dhe përmes trupave, ashtu siç bëjnë në hapësirë në mes të planeteve dhe trupave të tjerë qiellorë! Ritmet e thella mund të kenë lindur në Tokë, por Ah! Kosmos do t’i transmetojë ato në pafundësi dhe përtej.

Tijana T

DJ karizmatik me përzgjedhjen e saj të sofistikuar të house, tekno dhe me aftësinë e shkëlqyshme për miksim do të ju bëj ta veni në pyetje nocionin e gravitetit!

Alien no. 155

E pakufizuar nga kufijtë e zhanreve, Alien no.155 do të sjell tingujt e saj kozmik gjatë një mospërfillje totale të rregullave të fizikës. Po mendoj, ne të gjithë e dijmë pse ekzistojnë rregullat, a po?/dokufest.com

lajme të ngjashme