Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ditë zie për basketbollin kosovar, vdes Arben Fondaj

NULL NULL
25.10.2025 13:37
Arben Fondaj

Ka vdekur ish-basketbollisti i klubit “Ylli”, Arben Fondaj.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vet klubi, nga i cili thanë se Fondaj do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës, transmeton Klankosova.tv.

“Ai ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme”.

“Në emër të gjithë klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme