Dinari dhe Asociacioni, Hill thotë se Escobar në Prishtinë dha porosi të rrepta dhe të qarta NULL NULL 14.03.2024 22:17 14.03.2024 22:17 Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Serbi, Foto Euronews.rs Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë është problem i madh i aktualitetit. Ai në një intervistë për Euronews.rs ka thënë se kjo çështje është e nevojshme të zgjidhet. “Janë disa problem e që duhet zgjidhur, dhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit është me freskëta dhe ndoshta më e vështira. Sidoqoftë, çështja fondamentale që duhet të zgjidhet dhe për të cilën është pajtuar në të kaluarën është Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Hill, transmeton KlanKosova.tv. “I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ishte në Kosovë dhe përçoi porosi të rrepta dhe të qarta tek lidershipi i Kosovës”. Hill thotë se me themelimin e Asociacionit do të zgjidheshin edhe problemet tjera përveç dinarit, si ai i strukturave paralele. “Pyetja është vetëm kur, jo nëse do të themelohet. Logjika është shumë e qartë, të dyja palët janë pajtuar për këtë dhe kjo është ajo që BE dëshiron që të bëhet realitet. Shpresoj që do të bëhet diçka rreth kësaj” .