Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diarreja aq e rëndë e aktores shkakton anulimin e fluturimit

NULL NULL
19.08.2025 21:59
E

Një fluturim nga Newark për në Indianapolis në ShBA u anulua pasi aktorja dhe shkrimtarja Meghan Reinertsen pësoi një rast të rëndë helmimi ushqimor gjatë udhëtimit.

Ajo kaloi mbi 90 minuta e mbyllur në tualetin e avionit, duke vuajtur nga diarreja dhe të vjellat, çka e bëri tualetin të papërdorshëm.

Stjuardët morën leje të veçantë nga piloti për ta lënë atë në tualet deri  sa avioni të ateronte.

Pas zbritjes, një ekip u thirr për të pastruar ambientin dhe fluturimi i radhës u anulua.

Reinertsen tha se u detyrua të largohej me karrocë dhe u ndje si “biorrezik”.

Ngjarja u bë virale në TikTok, duke mbledhur miliona shikime, teksa ishte ajo që e pranoi publikisht se cila kishte qenë arsyeja e anulimit të fluturimit.

lajme të ngjashme