“Dardanët” darkojnë së bashku përpara ndeshjeve të tetorit NULL NULL 09.10.2024 22:04 09.10.2024 22:04 Lojtarët e kombëtares së Kosovës janë mbledhur sonte në një darkë së bashku. Në fotografi shihen vetëm lojtarët, por jo edhe stafi tjetër i kombëtares, teksa kjo darkë vjen përpara ndeshjeve të tetorit. Më 12 tetor, Kosova do të luaj kundër Lituanisë, ndërsa më 15 tetor, “Dardanët” e presin Qipron në “Fadil Vokrri”. Kosovës i nevojiten pikë të plota në këto dy ndeshje, për ta vazhduar ëndrrën për të dalë e para në grup, ku aktualisht ka tri pikë nga dy ndeshje.