Çka e lidh Albin Kurtin me Ridvan Muharremin? NULL NULL 18.08.2023 10:54 18.08.2023 10:54 Pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi, u arrestua sot nga Policia e Kosovës lidhur me aferën “Gruri e vaji”. Por, çka e lidh të dyshuarin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti? I pari i ekzekutivit kosovar, siç kanë raportuar mediat, e ka vizituar shumë shpesh këtë restorant. Madje në një rast aty ka shkuar edhe me të dërguarin special të BE-së për bisedime, Miroslav Lajçakun.