Çitaku përkujton Fehmi Aganin: Ndërtues i urave mes njerëzve, njeri i dialogut dhe i vizionit NULL NULL 06.05.2026 17:54 06.05.2026 17:54 Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka përkujtuar akademikun Fehmi Agani, në 27 vjetorin e vrasjes së tij. Ajo shkroi se profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, siç u shpreh, njeri i dialogut dhe i vizionit. Çitaku gjithashtu tha se trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin tonë, përcjell Klankosova.tv. “Më 6 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan profesor Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, njeri i dialogut dhe i vizionit”. “I bekuar me mendje brilante dhe zemër të pastër, ai luajti rol udhëheqës në rezistencën tonë paqësore gjatë viteve 1990, duke i dhënë zë urtësisë, dinjitetit dhe qëndresës së Kosovës. Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri”, shkroi ajo./Klankosova.tv