Çfarë s’do ndodhte sikur Sex and the City të filmohej tani? NULL NULL 06.02.2016 15:00 06.02.2016 15:00 Seriali Sex and the City bënte fjalë për jetën e katër grave nju-jorkeze dhe më së shumti ishte i fokusuar në jetën seksuale dhe raportin që ato kanë me meshkuj / ose edhe me femrat siç ishte rasti kur Samantha fillon një lidhje me një piktore femër. Sidoçoftë, kushdo që e ka përcjellë këtë serial që shfaqet ende ndonëse ka shumë kohë që ka përfunduar, mund të vëjë re se sa shumë gjëra kanë ndryshuar që kur ky serial u shfaq për herë të parë, transmeton Klan Kosova. Më poshtë mund të shikoni disa nga gjërat të cilat po të filmohej tani nuk do ndodhnin kurrë. I dashuri nuk do të të braktiste përmes një letër ngjitëse Në një pjesë të serialit Carrien e braktis Berger përmes një letre ngjitëse ku shkruhej “Më fal, por nuk mundem”. Kjo gjë nuk do të ndodhte në vitin 2016, në vend të kësaj Berger do i shkruante një mesazh në ndonjë rrjet social duke përdorë disa emotikona. Nuk do surprizoheshit nëse ish i dashuri bëhet baba Kjo gjë në asnjë mënyrë nuk do ndodhte në këtë kohë, kjo për shkak se ekziston Facebook, Instagram e rrjete të tjera sociale ku me patjetër do e kuptonit se ish dashuria juaj tani është i martuar e ka një fëmijë. Nuk do hynit në një kabinë telefonike Në kohën kur telefonat e mençur janë aq shumë në modë, kabinat telefonike pothuajse janë jashtë përdorimit. Por në këtë serial ka shumë skena kur protagonistet e përdorin kabinën telefonike. 4. Të dëgjosh muzikë me disqe Cerrie dhe Big në një prej episodeve e kalojnë një natë romantike duke dëgjuar muzikë klasike me anë të disqeve. E në vitin 2016 nuk mund të ndodh që as nata më romantike të bëhet në këtë mënyrë. Cerrie nuk do shkruante kolumne Vitet e fundit gazetaria ka ndryshuar shumë e në serial protagonistja kryesore shkruan kolumne nga shtëpia për “Seksin dhe qytetin” në një gazetë të njohur. Në këtë kohë, Cerrie, do rrinte tërë kohën me një telefon të mençur në dorë duke shkruar statuse në Facebook.