Celtics nuk dorëzohen, fitojnë ndaj Heat (VIDEO) NULL NULL nga Shpend Spahija 24.05.2023 07:58 nga Shpend Spahija 24.05.2023 07:58 Boston Celtics i kanë shpëtuar eliminimit nga playoff-i i NBA, pasi fituan në ndeshjen e 5 ndaj Miami Heat, me rezultatin 99-116. Lider i fituesve ishte Jayson Tatum me 34 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa tek humbësit u dallua Jimmy Butler me 29 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime. Miami udhëheq 3-1 me ndeshje ndaj Boston dhe në rast të fitores në duelin e radhës që zhvillohet të premten në mëngjes me kohën tonë lokale, kualifikohet në finalen e madhe të NBA ku e pret fituesi i Perendimit, Denver Nuggets. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.