Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayerni, PSG-ja, City dhe Reali, çerekfinalistët e parë në Ligën e Kampionëve

NULL NULL
06.03.2024 23:36
UEFA Champions League

Bayern Munich, Paris Saint Germaini, Manchester City dhe Real Madridi janë skuadrat që e kanë siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kaluan në fazën tjetër pasi eliminuan Lazion me rezultat 3-1 nga dy ndeshjet të martën, teksa Paris Saint-Germaini e mposhti Real Sociedadin.

Ndërsa të mërkurën, Manchester City e mposhti Copenhagen me rezultat 6-2 nga dy takimet, teksa Real Madridi nuk u befasua nga Leipzigu duke triumfuar me shifrat 2-1.

Përndryshe, shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve do të hidhet me 15 mars në Nyon të Zvicrës./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme