Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi dhe Trepça me sfida të rëndësishme ndërkombëtare sonte në FIBA Europe Cup

NULL NULL
12.11.2025 16:26

Dy përfaqësuesit e basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, Bashkimi dhe Trepça, zhvillojnë sonte ndeshje të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup.

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do ta mbyllë paraqitjen e tij në shtëpi me përballjen ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana.

Prizrenasit kanë regjistruar një fitore dhe tri humbje në këtë edicion, ndërsa italianët kanë dy fitore dhe dy humbje.

Në takimin e parë të zhvilluar në Itali, Reggiana kishte triumfuar bindshëm me rezultat 100:65.

Kjo është herë e parë që Bashkimi merr pjesë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, një sukses i rëndësishëm për klubin dhe basketbollin kosovar.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Prizren dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1.

Ndërkohë, kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, do të përballet në udhëtim me skuadrën gjermane Braunschweig.

Ky është edicioni i dytë radhazi që mitrovicasit garojnë në fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.

Trepça aktualisht ka katër humbje, ndërsa Braunschweig mban bilancin prej tri fitoreve dhe një humbjeje, aq sa ka edhe PAOK, ndërsa Anwil ka dy fitore e dy humbje.

Sfida e “Xehetarëve” në Gjermani fillon nga ora 18:30. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme