Barazim pa gola në derbin mes Milan dhe Juventus NULL NULL 26.04.2026 22:45 26.04.2026 22:45 Milan dhe Juventus barazuan 0-0 në një përballje që nuk dhuroi shumë emocione, me ritëm të ulët dhe pak raste të pastra për gol. Ky barazim nuk ndryshoi shumë në renditje: Milani mbetet me tri pikë më shumë se Juventusi, por ka humbur pozitën e dytë në favor të Napoli, transmeton Klankosova.tv. Rastin më të mirë në ndeshje e pati anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, i cili goditi traversën dhe ishte shumë pranë golit të avantazhit. Ndërkohë, Edon Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë, duke luajtur rreth 20 minuta. Në xhiron e ardhshme, Milani do të udhëtojë te Sassuolo, ndërsa Juventusi do të presë Hellas Verona. Të dyja skuadrat synojnë të afrohen edhe më shumë drejt sigurimit të një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm.