Ballkani – Gjilani, hap javën e 11-të në Superligë NULL NULL 29.10.2024 09:15 29.10.2024 09:15 E martja nuk do të jetë ditë pushimi për futbollin kosovar. Sot, nga ora 13:00 kampioni aktual Ballkani, do t’i bëjë nikoqirllëk Gjilanit, nën komentimin e Arbon Flugajt. Loja Ballkani – Gjilani, transmetohet në Sport 1 të platformës më gjigante televizive në vend, Artmotion. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 11-të të Superligës. Aktualisht skuadra nga Suhareka, kryeson tabelën me 18 pikë derisa gjilanasit gjenden në vendin e tetë me 12 pikë. Ndeshja nesër zhvillohen dy ndeshje. Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, luhet ndeshja në mes të Llapit dhe Ferronikelit, e cila luhet nga ora 13:00, e cila transmetohet në Sport 1 të Artmotion. Derisa në Klinë, Dukagjini e pret në shtëpi Suharekën, e cila po ashtu luhet nga ora 13:00 dhe transmetohet në Sport 2. Të enjtjen, në Gjilan luhet kryendeshja e javës në mes të Dritës dhe Prishtinës, me fillim nga ora 13:00 në Sport 1 të platformës më të madhe televizive në vend, Artmotion. Loja Ferizaj – Malisheva, e përmbyllë javën e 11-të të Superligës. Kjo përballje nis nga ora 13:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Sport 2 të Artmotion. Ballkani – Gjilani, hap javën e 11-të në Superligë