Ballkani fiton ndaj Malishevës dhe rimerr kreun e tabelës NULL NULL 11.11.2024 14:57 11.11.2024 14:57 Ka mjaftuar goli i Sunday Adetunjit në fund të pjesës së parë ndaj Malishevës që Ballkani të arkëtojë 3 pikë të reja, të cilat e rikthejnë në krye të tabelës së klasifikimit. Kampioni aktual i Kosovës ka grumbulluar 25 pikë, aq sa ka edhe Drita, por që gjilanasit kanë një ndeshje të mbetur për ta zhvilluar, ndaj FC Suharekës, raporton Klankosova.tv Malishevasit mbeten në vendin e tretë me 22 pikë, një më shumë se Prishtina e pozitës së katërt. Pas këtij triumfi, Ballkani ka regjistruar plot 731 ditë kalendarike, pa humbje në stadiumin e qytetit të Suharekës, njofton Klankosova.tv Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll do të pauzojë dy javë, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.