Artmotion sjell ndeshjen e madhe, Kosova U21 nis kualifikimet për EURO 2023 kundër Andorrës NULL NULL nga Arbon Flugaj 08.06.2021 08:53 nga Arbon Flugaj 08.06.2021 08:53 Kosova U21 luan këtë të martë një ndeshje tejet interesante dhe të rëndësishme e cila vlen për kualifikimet e Euro 2023 në grupmoshat e 21 vjeçarëve. “Dardanët” e rinj sfidojnë Andorrën me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Këto dy skuadra janë pjesë e Grupit G të këtyre kualifikueseve teksa në po të njëjtin grup janë edhe 21 vjeçarët e Shqipërisë, Çekisë, Anglisë dhe Sllovenisë. Kjo do të jetë ndeshja e parë për Kosovën, mirëpo jo edhe për Andorrën të cilët vetëm para katër ditësh janë mposhtur 0-3 në shtëpi nga Shqipëria U-21. Skuadra e parë e grupit kualifikohet direkt në Evropianin e vitit 2023, kurse skuadra që del e dyta do të ketë një mundësi tjetër përmes playoffit. Kosova U-21, formacioni i mundshëm startues: Kolaj – Sadriu, Kurtulus, Pllana, Vitija – Veliu, Zyba, Lushtaku, Zabërgja – Tusha, Rrahmani Andorra U-21, formacioni i mundshëm startues: Eulate – Guillen, Torres, Nkounkou, Gomes – Vales, Remolins, Ruiz, Bellido – Rosas, Pubill