Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artistja Luljeta Rama-Muçaj hap ekspozitë në Harvard  

NULL NULL
24.10.2025 10:35

“Soil of Lule” titullohet ekspozita e artistes kosovare, Prof. Luljeta Rama-Muçaj, e cila do të hapet të shtunën e 25 tetorit 2025, në Universitetin e Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..

Në këtë ekspozitë do të paraqiten 17 punimet e artistes, në pikturë dhe dizajn.

E kuruar nga italiani, Stefano Romano “Soil of Lule” tregon se ngjyra është dhe, është frymë, është origjinë. Në pikturat e saj, vija bëhet kufi dhe çlirim njëkohësisht, një gjest që ndalon, mendon, por edhe frymon bashkë me materien.

Kjo ekspozitë nuk është thjesht metaforë e identitetit të artistes, por një hapësirë e gjallë, njerëzore dhe poetike, ku çdo shtresë ngjyre mbart kujtesë, çdo rrënjë përçon frymë dhe çdo ndërhyrje formon një pyetje ekzistenciale.

Pikturat e Luljeta Rama-Muçaj kërkojnë kontakt me syrin, me trupin, me frymën. Në fund, ajo që mbetet pas është dheu i saj, toka ku arti dhe njeriu bashkëjetojnë, ku pyetjet mbijnë si farë e ku çdo ngjyrë bëhet një frymëmarrje e re.

Po në të njëjtën ditë më 25 tetor 2025, vepra tjera të punuara nga artistja Luljeta Rama Muçaj, do të prezantohen në ekspozitën ndërkombëtare grupore të titulluar “All the children cry in the same language”, e kuruar nga Safa Büte, ku marrin pjesë artistë nga e gjithë bota, ngjarje kjo që mbahet në Nidğe Art Gallery, në Cappadocia të Turqisë. /Klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme