Arrestohet një person në Istog, dyshohet se rrahu vajzën e tij NULL NULL 09.09.2023 09:20 09.09.2023 09:20 Një person në Istog është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur vajzën e tij. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.